Ditën e sotme banori i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” Drini Zeqo u largua papritur nga programi.
Njoftimi për banorët dhe publikun erdhi nëpërmjet një zarfi që u lexua nga Jul Deda.
Në njoftim thuhej se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo largohet nga shtëpia e BBVA.
Pas daljes së tij nga shtëpia, në llogarinë e Drinit në Instagram, familjarët e tij kanë dhënë një mesazh, ku tregojnë se si Drini dhe familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë dhe kërkojnë që të shmanget dezinformimi.
lokimagazine