ShowBizzz

“Prindërit e mi u larguan nga lufta në Kosovë”, Dua thirrje për armëpushim në Gaza

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është kopertina për muajin shkurt e revistës britanike, Rolling Stone. Në intervistën e realizuar, Dua ka treguar për fillimin e një epoke të re në jetën e saj, mbi albumin e saj të ri.

Dua Lipa në kopertinën e Rolling Stone/instagram.com/rollingstone
Dua Lipa në kopertinën e Rolling Stone/instagram.com/rollingstone

Këngëtarja ka folur gjithashtu për perceptimin që njerzit kanë për atë  mbi qëndrim politik që ajo mban për luftën Izrael-Hamas.

Lipa, ka shprehur zhgënjimin e saj me perceptimin e publikut për të lidhur me këtë temë, duke bërë thirrje për një “armëpushimi humanitar.”

“Mendoj se nuk ka lloj diskutimi të thellë për luftën dhe shtypjen. Është diçka që kemi parë të ndodhë herë pas here. Ndihem sikur vetëm të jesh muzikante dhe të postosh për diçka nuk bën ndryshim të mjaftueshëm, por shpresoj se të tregoni solidaritet që është ndonjëherë gjithçka që mund të bëni, është e rëndësishme”, – tha Lipa.

Ylli botëror tha se botëkuptimi i saj ishte formësuar nga përvoja e prindërve të saj për të ikur nga lufta në Kosovë në fund të viteve 1990.

Ajo e krahasoi luftën dhe dhe situatës në të cilën ndodhen aktualisht palestinezët, me luftën në Kosovë duke treguar historinë e prindërve të saj që ju desh të largoheshin për shkak të luftës nga Kosova.

Ekzistenca ime është disi politike, fakti që kam jetuar në Londër sepse prindërit e mi u larguan nga lufta. Ndjej për njerëzit që duhet të largohen nga shtëpia e tyre. Nga përvoja ime e të qenit në Kosovë dhe të kuptuarit se çfarë bën lufta, askush me të vërtetë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e tyre. Ata e bëjnë këtë për mbrojtje, për të shpëtuar familjen e tyre, për t’u kujdesur për njerëzit përreth tyre, për një jetë më të mirë. Kështu që unë ndihem afër tyre”, – tha Lipa.

Dua nënshkroi dhe një peticion që bënte thirrje për një armëpushim dhe gjithashtu bëri thirrje për lirimin e pengjeve.

Së bashku me disa të artistë të tjerë, në peticion i kërkojnë Presidentit Biden të bëjë thirrje për armëpushim në Gaza dhe Izrael përpara se të humbin shumë jetë të tjera.

Dua Lipa në kopertinën e Rolling Stone/instagram.com/rollingstone

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb