Moderatori Drini Zeqo ka vendosur të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” papritur.
Vendimi i tij për tu larguar nga reality show ka qenë i menjëhershëm dhe ai nuk ka përshëndetur as banorët e tjerë të BBV që u njoftuan për largimin e tij me anë të një zarfi që mbërriti pak momente më parë në shtëpi.
“Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur të lërë shtëpinë. Ai është mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim.”– shkruhej në zarf.
Ndërkohë, në një reagim në rrjete sociale, personi që menaxhon faqet e tij shkruan se familajrët e Drinit gëzojnë shëndet të plotë duke ngritur dyshime mbi largimin e tij të papritur.
Ata paralajmërojnë se së shpejti do tregojnë arsyen e këtij vendimi.