Kate Middleton është shtruar me urgjencë në spital, ku sipas mediave britanike, i është nënshtruar një operacioni abdominal. Mësohet se Princesha e Uellsit do të duhet të qëndrojë në spital deri në dy javë.
Pallati Kensington njoftoi se procedura është kryer me sukses, por nuk bëri të ditur detaje të mëtejshme rreth gjendjes së saj. “Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”, thuhet në deklaratë.
Operacioni, i cili u zhvillua të martën ishte mjaftueshëm i rëndë sa për ta mbajtur atë në spital dy javë, ndërsa rikuperimi mund të zgjasë deri në tre muaj. Kensington Palace tha se do të përditësojë me lajme vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë.
bal