Lajme

Gjendet i vdekur në hotelin në Korçë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar nga Tirana është gjetur i pa jetë në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një hoteli, në një nga rrugicat e lagjes 12 të këtij qyteti.

Policia deri më tani nuk ka bërë me dije identitetin e këtij personi, ashtu si dhe nuk ka bërë me dije as shkaqet e vdekjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në ambientet e hoteli ku po merr në pyetje pronarët si dhe persona të tjerë, për të zbardhur më tej këtë ngjarje. Deri më tani nuk dihet ende nëse 40-vjeçari ka qenë i shoqëruar apo ndodhej vetëm në qytetin e Korçës.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo