Monika Salihu ka qenë ndër banoret që është pëlqyer mjaft shumë për atë që ka shfaqur në edicionin e dytë të Big Brother.
Ndonëse nuk qëndroi gjatë, ajo edhe pas daljes tha se nuk ishte e përshtatshme për këtë reality shou.
E ftuar së fundmi në një intervistë për ‘Artistët Shqiptarë’, artistja ka folur për rrugëtimin e saj brenda dhe për raportet me konkurrentët.
Këngëtarja tha se sa ishte në BBVK ruante raporte të mira me disa, përfshirë edhe Bleron.
“Bleron e kam respektuar më shumë se ç’duhet. E kam thënë edhe në dhomë të rrëfimeve edhe lojtarëve që Blero është pika e djalit. Jemi njohur si këngëtare, si kolegë. Jam i vetmi person që e ka respektuar në atë shtëpi, edhe që e kam mbrojtur”, u shpreh ajo.
Monika tutje shtoi: “E kam përkrahur edhe në rrjete sociale, por dikur e kuptova se më ka hequr krejt prej Instagramit, më tregoi motra sepse nuk jam shumë e dhënë unë pas teknologjisë, nuk kuptoj shumë kush më largon kush jo. Edhe më tha që Blero të ka fshirë, pak më ka dhimt, nuk e di arsyen pse. Shpresoj që kur të shihna më tregon arsyen sepse Monika përveç se e ka respektuar dhe nderuar Blero Muharremin, asgjë tjetër”.
Blero nga ana tjetër nuk ka folur asnjëherë në lidhje me këtë.