Një tjetër figurë e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë. Muzikani i talentuar, mirditori shumë i dashur, Zef Tusha, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Tusha do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme më 18 Janar. Varrimi do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Zef Tusha për mbi 30 vite ishte ndër emrat më të spikatur si kompozitor, dirigjent, udhëheqës artistik i sa e sa grupeve, festivaleve në Mirditë.
Redaksia e Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve të artistit, për këtë humbje të madhe!
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo