LifeStyle

6 pyetje si të ndërtoni strategjitë e suksesit në jetë

Pavarësisht se çfarë qëllimesh i keni vënë vetes për këtë vit, qoftë mësimi i një gjuhe të huaj apo dëshira për të lexuar më shumë, të gjithë këto janë tregues se ju doni të kanalizoni në mënyrën më të mirë të mundshme kohën tuaj.

Për t’ju ndihmuar ta bëni këtë, Rainer Strack, drejtor në një kompani konsultimi, ju tregon si të hartoni disa strategji të vlefshme për jetën tuaj.

1. Si ta përkufizoj një jetë të mrekullueshme?

Shumë njerëz punojnë drejt një qëllimi që besojnë se duhet të kenë. Si të fitojnë më shumë para ose të blejnë një shtëpi, pa menduar se çfarë do t’i bënte ata vërtet të lumtur. Një jetë e realizuar përcaktohet në bazë të nevojave dhe pritshmërive të çdo individi, ndaj nuk ka korniza të detajuara për këtë.

2. Cili është qëllimi im në jetë?

Për të gjetur qëllimin, ju duhet t’i bëni dy pyetje vetes: Cilat janë pikat e mia të forta dhe çfarë i nevojitet botës? Kur vendosni se në cilat aftësi shkëlqeni, mund të jetë e dobishme të përfshini miqtë apo familjen tuaj për disa ide më shumë.

“S’mund të largohem në kohë krize”, Goldi Halili tregon arsyen pse s’u bë pjesë e BBV
3. Cili është vizioni im në jetë?

Imagjinoni disa prioritete ose objektiva. Mund të jenë tre, katër ose pesë të tilla…Ja disa pyetje që do t’ju ndihmojnë të zgjeroni vizionin. Pyetje si:

-Çfarë do të bëja nëse paratë nuk do të ishin problem për mua?
-Çfarë nuk dua të më mungojë në jetë kur të jem 80 vjeç/e?

Përfytyrimi i këtyre përgjigjeve mund t’ju udhëheqë drejt qëllimeve tuaja.

4. Si e harxhoj kohën time?

Një javë ka 168 orë. Shkruani sesi po i kaloni ato orë dhe krahasojini me diçka që besoni se e bën jetën tuaj më të mirë. Nëse thoni se mbajtja e marrëdhënieve është e rëndësishme për ju, por ju kaloni vetëm një orë në javë me ta, ndoshta duhet të planifikoni të dërgoni disa mesazhe ose të lini më shumë takime.

5. Çfarë mund të mësoj nga standardet?

Përdorni shembuj pozitivë në jetën tuaj për të informuar se si jetoni. Pyete veten: “Kë admiroj?” dhe më pas analizoni se çfarë i bën ata të admirueshëm për ju.

6. Çfarë zgjedhjesh mund të bëj?

Tani, ju duhet të vendosni se cilat elemente të jetës dëshironi të ndryshoni, përshtatni, eliminoni ose vazhdoni. Ndoshta ju pëlqen sa kohë kaloni në takime, por nuk ndiheni mjaftueshëm të përkushtuar ndaj punës.