Lajme

Schwarzenegger s’deklaron orën e shtrenjtë, aktori ndalohet në aeroportin e Mynihut

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger do të përballet me procedura penale tatimore pasi nuk ka deklaruar një artikull pas mbërritjes në Gjermani.

Lajmi është bërë me dije nga zyrtari i Doganës në Mynih. Mediat e huaja bëjnë me dije se Schëarzenegger nuk ka deklaruar një orë të shtrenjtë.

“Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt i importuar nga jashtë BE-së për të qëndruar në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.

Meister tha se ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i filmit u lirua për të vazhduar udhëtimin e tij pasi u ndalua për tre orë dhe iu desh të paguante një gjobë prej 35,000 euro për një orë që kushtonte jo më shumë se 26,000 euro.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo