ShowBizzz

Schwarzenegger pagoi një gjobë prej 35,000 euro për një orë 26,000 euro

Aktori Arnold Schwarzenegger (76) është ndaluar në aeroportin e Mynihut për shkak se nuk ka deklaruar në doganë një orë të shtrenjtë “Audemars Piguet”, edhe për këtë arsye është dashur të paguajë një gjobë prej 35 mijë eurosh.

Mediat gjermane raportuan më herët se zyrtarët e doganës kishin gjetur një orë luksoze në valixhen e Schwarzenegger-it, e cila kishte mbërritur me një fluturim nga Los Angeles.

Më pas aktori u mor mënjanë dhe u mbajt në aeroport për tre orë. “Bild” shkruan se Schwarzenegger-it është dashur të paguajë gjysmën e gjobës me para në dorë, por duke qenë se nuk ka pasur me vete 17 mijë e 500 euro, zyrtarët e aeroportit e kanë shoqëruar në bankë për të tërhequr paratë, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar me kartë.

Ora që ai mbante, “Audemars Piguet”, i përket kompanive “tre të mëdha” që prodhojnë orët, me çmime fillestare për copë nga 17 mijë dollarë deri në 100 mijë dollarë, sipas Metro britanike.

Kur u pyet nga Bild, Schwarzenegger tha se orën e kishte marrë në samitin e klimës në Kitzbuhel dhe se donte ta dhuronte për qëllime humanitare, duke shtuar se çmimi i orës është rreth 20 mijë euro, megjithatë dogana gjermane e vlerësoi atë në 26 mijë./abcnews.al