Një “intervistë” brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother, ka përfunduar në “luftë” mes meri Shehut dhe Roza Latit. Ka qenë kjo e fundit e cila ishte duke e pyetur asterologen lidhur me “taktikat” që ajo ndjek për të lënë meshkujt apo dhe për jetën e saj private. E teksa ishin duke qeshur, apo ashtu si dhe vetë Meri dëgjohet të thotë e “ nisën me shoqëri” dhe e përfunduan me debat.
“Ti e fillon si shoqëri dhe e mbaron shumë keq, edhe unë prandaj nuk dua që të afrohem më shumë me ty Roza. Që kështu ishte biseda e fundit. Është hera e parë dhe e fundit që flasim të dyja. Ti qenke fare kalama Roza”, i thotë Meri Rozës.
© Credits www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
Ndërkohë, debate i tyre ka vijuar edhe në ambientet e tjera të shtëpisë. Sherri mes vajzave ka agravuar deri në atë pikë sa Meri ka “shpërthyer” ndaj moderatores.
Meri: Qepe gojën. Mos të kap unë seriozisht. Se deri tani më je dukur si njeri pa vlerë, mos të kap unë seriozisht. Po të kapa unë seriozisht nuk do të ngelet qime koke në flokë. Po të kapa unë seriozisht ta dish që nuk duron as 24 orë jo vetëm në shtëpi, por edhe në Shqipëri
Roza: Meri zemër mbaji nervat.
Meri: I kam mbajtur, me njerëz që janë budallenj ska nerva, vendos ligji psikatria.
© Credits www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb