Lajme

Çfarë ndodhi?! Argita Malltezi anulon intervistën në emisionin e Çim Pekës

Intervista e mbrëmjes së kësaj të enjteje e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi në televizionin “Syri Tv”, është shtyrë. Ka qenë një njoftim i beftë, përmes të cilit është bërë me dije se ajo do të realizohet në një moment të dytë.

Argita Malltezi ka shpeshtuar daljet publike në televizion dhe aktivitete të Partisë Demokratike, menjëherë pasi Prokuroria e Posaçme mori të pandehur babain e saj dhe bashkëshortin, biznesmenin Jamarbër Malltezi.

Edhe mbrëmjen e sotme, Argita ishte e ftuar në emisionin e Çim Pekës përballë dy gazetarëve të njohur, Ola Xama dhe Enton Abilekaj.

Mirëpo, një njoftim i bashkëshortit Abi Malltezi në llogarinë e tij ka zbuluar se intervista është shtyrë për shkak të gjendjes gripale. “Gjendja gripale shtyn emisionin për të hënën, datë 22 Janar 2024, ora 20:45”, shkruan ai.

Ndërkohë, vetë bashkëshortja e tij njofton “Të dashur miq, duke ju falenderuar për mbështetjen dhe interesin tuaj ndaj intervistës sime, jam e keqardhur të njoftoj shtyrjen e saj për shkak të gjendjes gripale.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo