Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëborë në male, si pritet të jetë moti gjatë gjithë ditës

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes dhe nata të intensifikojnë shirat si fillim në veri të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Në majat e maleve priten reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare por pas mesditës vranësirat do të bëhen edhe më të dukshme. Parashikohet që pasdite dhe në mbrëmje të ketë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të Kosovës në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3 gradë C deri në 13 gradë C. Era do të paraqitet mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët e lokalë ndërsa gjatë paradites do të ketë edhe intervale me kthjellime, më të theksuara në zonat Jugore dhe Juglindore. Parashikohet shtim i intensitetit të reshjeve gjatë natës vonë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje si në vlerat minimale edhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C më e ulëta në zonat malore deri në 15°C më e larta në zonat Perendimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës por gjatë natës forcohet deri në 45 km/h. Drejtimi i Erës do të jetë kryesisht Juglindor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Iberik duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të fuqishme ere, ndërkohë në Europën Lindore dhe zonën e Alpeve priten reshje të dendura dëbore. Po ashtu, Europa Juglindore do të dominohet nga vranësira dhe shira por me intensitet të ulët ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten; Ishujt Britanikë, Gadishulli Skandinav si edhe Europa Qendrore./abcnews.al