Lajme

Moti i keq kaplon Shqipërinë, reshjet e shiut bllokojnë rrugët e vendit

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë një sërë problemesh në rrugët e vendit tonë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në Rrugën e Arbrit është vështirësuar qarkullimi i mjeteve, pasi në fshatin Shkallë të Xibrit vijon të bjerë baltë në asfalt. Në terren janë makineritë e firmës të cilat po ndërtojnë këtë aks rrugor dhe po punojnë në mënyrë të vazhdueshme për ta pastruar.

Prania e baltës në këtë segment është kthyer në pengesë për qarkullimin normal të automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Gjithashtu mësohet se rrëshqitje të gurëve dhe dheut ka patur edhe në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec në afërsi të fshatit Nimçe. Si pasojë e pranisë së gurëve qarkullimi i mjeteve u bllokua për disa orë.

 

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo