I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është marrë në pyetje ditën e sotme nga agjentët e autoriteteve italiane.
Burime për media bëjnë me dije se Dumani dyshohet se ka informacion edhe për krimet jashtë vendit. Dumani është pyetur në lidhje me disa vrasje dhe trafikimin e drogës jashtë vendit në praninë e një përkthyesi.
Nuk dihet nëse agjentët kanë marrë ndonjë informacion apo janë larguar “duar bosh”, ndërsa mësohet se edhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese kanë shprehur interes për të marrë në pyetje Dumanin.
Kujtojmë se Nuredin Dumani u arrestua gjatë operacionit “plumbi i artë”, pasi mbeti i plagosur në një atentat. Ai u kthye në të penduar të drejtësisë, dhe ka rrëfyer dhjetëra vrasje të bujshme mafioze të ndodhura gjatë viteve të fundit në vendin tonë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo