Lajme

“2 Gisht Mjaltë 2” nga 14 shkurti në kinema, Mamaqi: Do thyej të gjitha rekordet

Ermal Mamaqi nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar se premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë 2” me protagonistë kryesor vetë Mamaqin dhe Elvana Gjata do të jetë më 14 shkurt.

Pas suksesit që pati filmi i parë “2 Gisht Mjaltë 1”, kurioziteti për vazhdimin është shumë më i lartë. Si në filim e parë edhe këtë herë Ermal Mamaqi ka premtuar dhe i ka rritur pritshmëritë e audiencës duke thënë se “2 Gisht Mjaltë 2”do thyej të gjtha rekordet në industrinë e kinematografisë shqiptare.

Posteri i postuar nga Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata, ka zgjuar edhe më shumë kuriozitetin e njerëzve pasi çifit i komedi-romancës “2 Gisht Mjaltë 2” do të kenë dhe një fëmijë.

instagram.com/ermalmamaqiofficial/ Premiera e “2 Gisht Mjaltë 2” ne 14 shkurt

Ermal Mamaqi, i ftuar në “Wake Up” në Top Channel ka premtuar se ky film do jetë 10 herë më i bukur se “2 gisht majltë 1”.

“Ju premtoj se do të jetë 10 herë më i bukur se “2 Gisht Mjaltë 1”. Zakonisht nuk është mirë të rrisësh pritshmëritë e njerëzve, por unë po ja u rris duke ju thënë se është me të vërtetë një nga filmat më të mirë që kam bërë ndonjëherë. Në të gjitha aspektet, aktorët, ngjyrat, kamerat.”

Ermali zbuloi disa detaje më shumë duke thënë se shumica e xhirimeve janë bërë në Zvicër, dhe në formë batute shtoi se ka kushtuar shumë pasi vetëm një kafe gjatë xhirimeve ka kushtuar 14 euro.

“Xhirimet janë bërë kryesisht në Zvicër. Është një film shumë i mirë, do jetë një rekord i ri në industrinë e kinematografisë shqiptare. Filmi do jepet në kinema, njësoj si çdo film tjetër, si një film i zakonshëm.”

Duke u nisur nga të gjtiha këto deklarata, premiera e “2 gisht mjalt 2” po pritet me kureshtje për të parë dhe nëse filmi do t’i përmbushë pritshmëritë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo