Lajme

Borrell: Vetë qeveria e Izraelit financoi krijimin e grupit Hamas

Josep Borrell, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, ka deklaruar së fundmi se Izraeli financoi krijimin e grupit militant palestinez Hamas.

Borrell doli me këtë deklaratë pasi kohët e fundit, mediat botërore bëjnë Kekryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu fjator për luftën në Gaza, pasi ka qenë vetë ai i ka financuar ndër vite.

Pas këtyre pretendimeve, Netanyahu i ka hedhur poshtë dhe ka deklaruar se nuk janë të vërteta, por Borell konfirmoi se kryeministri izraelit ka firmosur për krijimin e grupit terroris Hamas. Këtë e ka bërë në këmbim duke përfshirë lejimin e financimit të Rripit të Gazës nga Katar.

“Po, Hamasi është financuar nga qeveritë izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, – tha Borrell.

“Krijimi i një shteti palestinez është e vetmja zgjidhje që çon në paqe. Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete e imponuar nga jashtë do të çonte në paqe, edhe pse Izraeli insiston ndryshe,” – shtoi më tej ai.

Hamasi ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër kundër forcave të Fatahut, lëvizjes me bazë në Bregun Perëndimor të presidentit palestinez Mahmud Abbas.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo