Lajme

“Piramidat” që po rrënojnë të varfërit, një investigim mbi kompanitë e mikrokredive

Nga OLA XAMA

Një skemë për të bërë biznes me ëndrrat e të varfërve. Si kanë lulëzuar nën hijen e Bankës së Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, skemat financiare të mikrokredive, që të ndihmuara nga disa shoqëri përmbarimore, kanë bërë biznes me ëndrrat e të varfërve. Siç kuptohet fare qartë edhe nga raporti i Bankës së Shqipërisë, skema e këtyre institucioneve financiare jobankare, njeh vetëm rritje në kapital dhe në fitime, nga viti në vit.

Në kohën kur Edi Rama shpall prioritet vendosjen nën kontroll të fitimit të bankave, duket se kryeministri mbyll sytë përpara këtyre skemave financiare që po hapin një sistem të ri piramidal në Shqipëri. Kush do të merret me mijëra familje që kanë blerë një celular dhe në fund të një viti humbin shtëpitë?

Edhe pse skema e mashtrimit është shumë e qartë për të gjithë, askush nuk lëviz gishtin. Kompanitë që merren me mikrokredi apo mbledhje borxhesh, licensohen nga Banka e Shqipërisë si lindja e kërpudhave pas shiut. Asnjë kontroll. Asnjë masë. Asnjë kriter. Thjesht dhe vetëm në emër të njohjeve dhe mbledhjes së borxhit për llogari të bankave. Ka arritur momenti që këto kompani janë kthyer në banka më vete. Prokuroria prej tre vitesh mban në dorë dosjen voluminoze. Por ndërsa prokuroria përpiqet të hetojë për atë që duket sheshit e ditën për diell, njerëzit janë duke vrarë veten, duke kërcënuar me djegie, e duke bërë protesta sporadike.

A mos vallë shqiptarët kanë nevojë për një skemë të re piramidale për të kuptuar se këto skema të reja janë abuzim? Ndërkohë të gjitha këto kompani, reklamojnë përditë nëpër televizionet kryesore që ndjekin shqiptarët, sesa me lehtësi këta të fundit mund të blejnë që nga celulari, deri tek pajisjet elektroshtëpiake që u duhen në familjet e tyre. Një analizë e plotë dhe e detajuar për sistemet e mikrokredisë në Shqipëri…

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenëntë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Janar dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo