
Reshjet e dëborës dhe shiut që prej orëve të para të mëngjesit sot kanë krijuar probleme në disa zona.
Dëbora dhe temperaturat e larta kanë bllokuar disa rrugë në vend duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Borëpastrueset kanë dalë në terren për të hapur rrugët për normalizimin e qarkullimit, teksa policia apelon drejtuesit e mjeteve që të pajisen me zinxhirë, ndërsa këshillon që të shmangin lëvizjet nëse nuk është e nevojshme.
Gjatë ditës sot janë regjistruar disa aksidente rrugore për shkak të ngricave dhe lagështisë në rrugë. Për fat të mirë nuk ka patur viktima.
Përmbyset borëpastruesja e firmës “Salillari”
Borëpastruesja e firmës “Salillari”, e cila u nis sot për të pastruar rrugën, ka rrëshkitur nga ngrica dhe dëbora dhe është përmbysur.
JOQ ka publikuar pamje, ku duket borëpastruesja e rrëzuar.
Trekëndëshi i sigurisë është vënë para borëpastrueses teksa pret karrotrecin të ngrihet dhe qytetarët në borë janë në pritje të një tjetër pëllumbi borëpastrues që shpresojnë t’u dërgojë Salillari.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga rrëshqitja e borëpastrueses.
© Video Credits: https://www.instagram.com/joqnews/
View this post on Instagram
Situata në vend deri në orën 13:00 sipas ARRSH
Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm.
Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.
Në Peshkopi-Maqellare dhe Ulëz-Burrel vazhdojnë reshjet e dëborës.
Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugor.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo