
Reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit janë prezente në disa rrethe të vendit, ku si pasojë janë shfaqur problematika edhe në disa akse rrugore.
Policia e Dibrës së fundmi përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se efektivët ndodhen në të gjitha akset rrugore urbane e rurale.
Aktualisht rruga e Arbrit pjesa e aksit të bypass Qafë Murrizë për shkak se vijojnë të bien reshje të dendura dëbore, vijon të jetë i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, vijon të kryhet nga aksi i vjetër rrugor. Ndërsa, akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Peshkopi-Kala e Dodës -Kukës; janë të kalueshme dhe lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.
Njëkohësisht, inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.
Policia e Dibrës gjithashtu u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo