Banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Arta Kabashi ka marrë menjëherë vëmendjen. Arta është motra e këngëtares Ana Kabashi, e cila ka kaluar gjithashtu të njëjtën eksperiencë televizive pasi ka qenë banore e Big Brother VIP Kosova. Sot Ana ka reaguar ashpër pasi ka parë një video ku Ilnisa ka bullizuar Artën për qëndrimin e saj.
Ana e quan Ilnisën “zemërligë” dhe thotë se ky bullizim nga ana e saj duhet ndëshkuar.
“Momenti kur bullizohet Arta nga Ilnisa! Domethene kjo sjellje nga kjo grua zemer lige qe s’kam pa njeri me te lige ndonjehere duhet ndeshku 100% sepse bullizimi eshte dicka e patolerueshme ne cfaredo situate! Kjo sjellje per mua eshte e shpifur ahhh sikur te isha aty vetem 10 minuta”, shkruan Ana.