Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se intesiteti i reshjeve të borës ka rënë, ndërkohë borëpastrueset vijojnë të jenë prezente në aksin Bogë-Theth.
Rruga në këtë aks është e hapur për qarkullimin e mjeteve, sakaq ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerjepër pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo