Gazetarja Ilnisa Agolli u zgjodh nga banorët me shumicë votash si liderja e “Big Brother Vip 3”. Dhe ashtu si i ka hije një lidere, menjëherë ajo filloi të ndante punët e shtëpisë dhe të tregonte se kush urdhëronte në atë shtëpi.
Kjo mënyrë, nuk i ka pëlqyer aspak banorëve të shtëpisë të cilët përgjatë gjithë këtyre ditëve s’kanë nguruar të shprehin pakqënaqësitë e tyre lidhur me Ilnisën.
E debati që është bërë çdo ditë u zhvendos edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Ka qenë Vesa Smolica ajo e cila është shprehur se Ilnisa është sjellë jo si liderë, por fiks si një shefe.
E s’është Vesa e vetmja ajo që ka kritikuar gazetaren, por shumë prej banorëve e kanë “kryeqqzuar” atë për mënyrën si dhe ka shpërndarë punët brenda në shtëpi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo