Ambientalisti Sazan Guri u ka drejtuar disa pyetje qytetarëve dhe shoferëve të terminalit të autobusave në Tiranë. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Guri ka postuar disa foto nga terminali i autobusave të Jugut dhe Veriut ku dhe ka ngritur shqetësimin lidhur me kushtet që ky terminal ka.
Sipas ambientalistit dhe me të drejtë në këtë terminal, i cili frenkuentohet nga qindra qytetarë në ditë, nuk ka asnjë vend për shplodhje apo as dhe tualete.
Postimi i plotë i Gurit:
Ore qytetare dhe ju shofer te linjave te jugut kam nje pyetje per ju?
- Kini pare gjetiu terminale pa nje vend shplodhje prane, qofte edhe bar-kafe?
- Po terminal pa ‘hale’ kini pare e degjuar?
- Po terminal pa nje copez stol e strehe kini pare?!
- Terminal qe s’ka drita?
Ee, ky eshte terminali i Tiranes, ku keta mortje e llogarisin qytetarin si buburrec qe s’ka b….. te ulet ose si majmun qe kemba dores te perulet!?
kush ka ndonje pergjigje?
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo