Reshjet e dendura të dëborës dhe të shiut kanë shkaktuar problematika nga veriu në jug.
Bëhet me dije se në Dibër dëbora ka arritur në trashësinë prej 25 cm. Po për shkak të temperaturave të ulët që kanë shkuar në -7° celsius në qytetin e Peshkopisë. Temperaturat e ulta kanë shkaktuar ngrica në rrugë që e bën të vështirë qarkullimin.
Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa mbetet e bllokuar rruga e Arbërit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit, derisa kripa e hedhur të shkrijë akullin.
Sakaq, aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës i kalueshëm me zinxhirë. Po ashtu aksi Ura e Çerenecit-Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë deri në Njësinë Administrative Ostren.
Reshje të dendura dëbore ka pasur edhe Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore
Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortëZëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore
Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat Qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo