Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ishte banori i parë që më 13 janar hapi dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, e po ashtu, ai ishte i pari që la shtëpinë për arsye familjare.
Mbrëmë gjatë spektaklit të BB VIP3, Zeqo zbuloi arsyen se pse vendosi që të largohej papritur nga gara.
Ai tha se jashtë ka një motër që vuan nga shëndeti mendor, dhe për të ajo është dashuria më e madhe.
Ndërkohë ditën e sotme, gazetari ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku u pyet ‘nëse e mendon mundësinë e rikthimit në “reality show?”.
“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra sa nuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”, tha Drini Zeqo.
Në mbyllje të puntatës, opinionistja Ina Kollcaku i tha Drinit se i vjen keq që një personazh me vlerë si ai ndodhet jashtë shtëpisë, ndërsa ai ia ktheu: “Prit një herë se mos futem prapë”.
lokimagazine