Mediat italiane raportojnë se është gjetur i vrarë një shqiptar 39-vjeçar në pyllin e Padernos,
Shqiptari 39-vjeçar është gjetur i pajetë në pyllin e Padernos në një fshat në Pieve del Grappa të Italisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.
Shqiptar i identifikuar si Bledar Dedja u gjet nga një i afërm i tij, pasi një kohe të gjatë mungesë për familjarët. Trupi i pajetë u gjet jashtë makinës së tij, një “Mercedes B Class”.
Sipas mediave italiane, në trup kishte plagë të thella me thikë ku disa ishin në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal. Viktima është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi ku ai punonte.
Pas gjetjes të trupit të pajetë, në vendngjarje kanë autoritetet italiane ku kanë nisur dhe hetimin e ngjarjes së rëndë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo