Efi Dhedhes ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj. Gjatë kohës në Big Brother, ajo tregoi se ishte në një romancë me një person jo publik, të cilin vendosi mos t’ia zbulojë identitetin.
Mirëpo kohët e fundit në rrjetet sociale, ish konkurrentja kishte hedhur dyshime se i kishte dhënë fund kësaj lidhje.
E ftuar në puntatën e “Mos i bjer me top” të transmetuar ditën e sotme, moderatori Ronaldo Sharka e ngacmoi Efin për këtë pjesë. Ajo konfirmoi ndarjen nga partneri pas më shumë se 1 viti lidhje, tek shtoi se nuk e ka mërzitur ndarja pasi ajo nuk ka humbur asgjë.
“Më kanë mërzitur disa faktorë në lidhje, nuk kam pse mërzitem nga ndarja. Unë nuk kam humbur gjë, kam vetëm pak kohë që jam ndarë”, tha Efi.