ShowBizzz

Alfio Rrotani flet për ndarjen nga Fatma Methasani dhe zbulon nëse ka mundësi rikthimi

Ndarja e Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit është rikthyer në vëmendje me pjesëmarrjen e këtij të fundit në “Big Brother VIP”.

Alfio ka folur sot me banorët për herë të parë mbi ndarjen duke treguar se e ka vuajtur shumë.

“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur unë kam kaluar vitet më të bukura të lidhjes sime. Ishim për 6 vite bashkë.  2 vite kemi që jemi ndarë. E kam vuajtur si kafshë. Vjen një moment që ti thua “Do ndahem unë me këtë person.” Dhe pastaj ndodh që realisht ndahesh dhe jo se pendohesh, thjesht ndihesh keq por nuk rikthehesh. Është një moment që edhe e vuaj, por edhe nuk rikthehesh dot mbrapsht. “- tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse mund të ketë një mundësi rikthimi mes tij dhe Fatmës, Alfio është përgjigur:

“Është një shprehje që thotë se supa po u ftoh, ngrohe sa të duash, nuk bën më”.

Në deklaratën e saj, në atë kohë, Fatma u shpreh se para syve të djalit të tyre janë dy prindër të tejmbushur me dashuri. Nga ana tjetër, Alfio reagoi, duke u shprehur se arsyet e ndarjes ishin personale dhe se nuk bëhej fjalë për tradhti, sukurse u përfol në media.