ShowBizzz

“Familjarët kanë menduar se na kanë mbytur” – një rrëfim interesant nga Santiana rreth luftës

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur gjatë luftës.

Ajo ka treguar se si kur janë larguar nga vendlindja dhe kanë dalë refugjatë, familjarët e saj kanë menduar se ata i kanë vrarë.

E njëjta tregon se ndodheshin në Kukës, por që familjarët e të ëmës me prejardhje nga Prizreni, nuk kanë qenë në dijeni për këtë.

Konkurrentja nga Gjakova theksoi se ata e panë në televizion dhe nga aty kuptuan se janë gjallë.

“Më kanë parë në televizion të shtetit se më kanë marrë për të recituar një vjershë si fëmijë refugjatë që ishim dhe aty familja e kuptoi që jemi gjallë”, u shpreh ajo.

Santiana është cilësuar një lojtare e fortë gjatë rrugëtimit të saj në BBVK.

Finalja e madhe pritet të mbahet më 2 shkurt (e premte).