
Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro ka dhënë versionin e tij të historisë lidhur me fjalët e përdorura në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ai pretendon se e gjitha nisi me ironi, për shkak të Roza Latit, e cila sipas tij i kishte përmendur ngjarjen me ish-gruan.
“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”, tha Duro.
I ftuar në “Wake Up”, ish-futbollisti shpjegoi ironinë se divorcin e ka përjetuar shumë keq, por ruan respekt maksimal për ish-bashkëshorten.
“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”, tha Duro.
Ish-futbollisti gjithashtu thotë se qëllimi i hyrjes në BBV ishte të sqaronte publikisht se nuk ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas.
“Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua”, tha Klodian Duro.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo