David Beckham mbetet një nga futbollistët më të njohur në botë, pavarësisht se ka dalë në pension më shumë se 10 vjet më parë, por ka arritur të ketë vëmendjen e publikut së bashku me familjen e tij Victoria, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
David Beckham si president dhe bashkëpronar i klubit të MLS Inter Miami, ka grumbulluar një pasuri të konsiderueshme, aq sa fëmijët e tij nuk do të duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre.
Djali i tij Romeo Beckham tashmë është larguar nga shtëpia e prindërve të tij, e cila vlerësohet të ketë vlerën e afro 40 milionë dollarë, megjithatë, Romeo vendosi ta lërë, duke u transferuar në një apartament mjaft luksoz me të dashurën e tij Mia Regan.
Romeo Beckham aktualisht luan për ekipin e të rinjve të Brentfordit, kështu që spekulohet se apartamenti i tij i ri është në zonën e Londrës. Apartamenti i Romeos është i mbushur me shumë drita neoni dhe pajisje të tjera luksoze, të cilat mund t’i shohim nga fotot që ai dhe e dashura e tij kanë publikuar në rrjetet sociale.
Ajo që bie në sy ishte edhe një fanellë e Lionel Messi PSG e nënshkruar nga fituesi i Kupës së Botës, një kujtim i rrallë të cilën Romeo e ka kornizuar dhe e ka varur në mur, duke u bërë një nga gjërat e tij më të çmuara.
I lindur në vitin 2002, Romeo Beckham luan si sulmues dhe para se të bashkohej me Brentford B, ai luajti për Inter Miami II, i cili mori pjesë në divizionin e tretë të MLS midis 2021 dhe 2023, duke luajtur 26 ndeshje dhe duke shënuar vetëm dy gola.
bal