Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare, këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanase, Nevruz Nuredini.
Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë pas një veteje me një sëmundje të rëndë. 58-vjeçari prej kohësh ndodhej në Itali ku dhe ishte nën kujdesin e mjeëve.
Nevruz Nuredini u përcoll për në banesën e fundit këtë të hënë. Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme.
Në karrierën e tij artistike, Nevruz Nuredini ka interpretuar mjaft këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe mes të cilëve gjatë dekadës së fundit veçohen, ”Kapedan të bën rakia”, “Herë mirë, herë dhe keq”, “Ballokumja , “Baba e dua çupkën” etj.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb