LifeStyle

VIDEO / Dr. Fabio de Luca tregon për RAI arsyet pse zgjodhi Spitalin Hygeia në Shqipëri

“Historia e një prej kardiokirurgëve më në zë të Italisë, Prof. Dr. Fabio de Luca dhe arsyet pse një prej ekselencave të kardiokirurgjisë së Italisë zgjodhi Spitalin Hygeia në Shqipëri për të ofruar shërbimet e tij, do të trajtohet në një nga programet televizeve „Agora‘“, në Kanalin prestigjioz të televizionit publik Italian, Rai 3, ditën e shtunë, datë 27 Janar.

„Chiamata di emergenza“ / Një telefonatë Urgjente…. ky është edhe titulli i episodit të rradhës të programit televiziv #agorarai, që do të transmetohet këtë të shtunë, datë 27 Janar, në kanalin prestigjioz të televizionit publik Italian, RAI 3, program ky i fokusuar në trajtimin e problemeve të Politikës & Aktualitetit, dhe që si tematikë të rradhës ka zgjedhur të trajtojë një ndër problematikat që po has vendi ynë fqinj, Italia, së fundmi, që është ajo e emigrimit të trurit jashtë Italisë.

Pra, pyetja që ngrenë gazetarët e këtij emisioni është pse profesionistë të suksesshëm, siç është edhe rasti i kardiokirurgut prof.Dr.Fabio de Luca, që, siç shprehet edhe vetë gazetari italian në prezantimin e intros së programit në videon më poshtë, është edhe një ndër kardiokirurgët më të suksesshëm në Itali, zgjedhin të vijojnë karrierën e tyre profesionale jashtë Italisë ?

Prej më shumë se 1 viti tashmë, Spitali Hygeia ka fatin të ketë pjesë të stafit të saj të mjekëve, në cilësinë e Shefit të Departamentit të Kardiokirurgjisë, prof.dr.Fabio de Luca, i cili, me një karrierë profesionale të suksesshme 35 vjeçare ka realizuar mbi 10,000 proçedura kirurgjikale kardiovaskulare, në Itali dhe jashtë saj, sukses të cilin vijon ta ketë edhe në rastet e pacientëve të trajtuar prej tij në Spitalin Hygeia, duke diagnostikuar dhe trajtuar çdo patologji/pacient kardiovaskulare, dhe për më tepër pa komplikacione shoqëruese dhe mortalitet 0.

Suksesi i tij i atribuohet në radhë të parë profesionalizmit dhe përkushtimit të tij si mjek si dhe teknikave bashkëkohore të kirurgjisë kardiovaskulare që prof.de Luca aplikon në trajtimin e pacientëve, që ndikojnë në diagnostikimin dhe trajtimin me sukses të plotë duke filluar nga rastet rutinë deri tek ato më komplekset, përfshirë edhe rastet që paraqiten në kushte të urgjencës mjekësore dhe dëshmi për të këtë sukses janë pacientët e shumë shqiptarë të trajtuar në Spitalin Hygeia, të cilët dërgojnë mesazhe falenderimi dhe mrënjohje për punën e shkëlqyer që ky mjek ka bërë në diagnostikimin dhe trajtimin optimal të tyre.”