Kjo duhet t ishte një periudhë e qetë dhe e gëzuar për Kiara Titon. Moderatorja është në pritje te ëmbël dhe do të bëhet nënë per here te pare. Por fatkeqësia ka pllakosur familjen e saj: Vete prezantuesja dha lajmin e trishtë për ndjekësit e vet, duke njoftuar se kushëriri i saj ka ndërruar jetë në moshë fare të re.
Kiara ka ndarë një foto të tij ku shkruan:“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”.
Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për arsyen e vdekjes të njeriut të saj të afërt.
bal