LifeStyle

9 shenja që tregojnë se martesa juaj nuk do të zgjasë shumë

Njerëzit e duan martesën, atë raportin normal në çift gjatë gjithë jetës, por realiteti tregon se ky lloj skenari nuk ndodh gjithmonë. E mira është se parashikimi i një divorci është i mundur dhe mbështetet nga kërkimet shkencore. Studiuesit kanë arritur të gjejnë 9 tregues të dallueshëm që mund të çojnë një çift drejt ndarjes.

#1 Numri i fotove me buzëqeshje gjatë fëmijërisë

Psikologët kryen një sërë testesh për të provuar nëse është e mundur të parashikohet divorci nga fëmijëria dhe fotot në rini. Rezultatet tregojnë se njerëzit që duken të zymtë në foto divorcohen pesë herë më shpesh se ata që buzëqeshin.

#2 Toni emocional i zërit

Një algoritëm kompjuterik mund të parashikojë suksesin e një martese, me një saktësi prej 79%, duke përdorur vetëm tonin e zërit të bashkëshortëve kur komunikojnë me njëri-tjetrin. Shkencëtarët analizuan bisedat e më shumë se 100 çifteve. Intensiteti, dridhja e zërit apo tonet e larta ishin tregues për një ndarje të mundshme.

#3 Kolegët me seks të kundërt në punë

Sipas studiuesve danezë, njerëzit që punojnë kryesisht të rrethuar nga kolegë të seksit të kundërt divorcohen 15% më shpesh. Ata studiuan të gjitha çiftet që u martuan nga viti 1981 deri në 2002 në Danimarkë dhe zbuluan se 100 mijë prej tyre tashmë ishin divorcuar.

#4 Leksionet e mamasë

Janë gratë ato që bëjnë kërkesë për divorc më shpesh. Shumë studime kanë treguar se shumica e çifteve kopjojnë sjelljen e prindërve, veçanërisht të nënave të tyre.

#5 Injorimi i konflikteve

Debatet dhe grindjet nuk janë gjithmonë të pëlqyeshme në një çift, por ato ndihmojnë të përballoni ngjarjet dhe situatat e ndryshme. Nëse njëri nga partnerët vijon të injorojë këto situata, problemet do mbeten aty të pazgjidhura.

#6 Mospranim i miqve të partnerit/es

Shkencëtarët analizuan marrëdhënien e 373 çifteve, me mbi 16 vite martesë. Rezultoi se 46% e çifteve ishin divorcuar në vitin e 16-të të martesës dhe shpesh herë kritikat e partnerit ndaj miqve të partnerëve, sidomos ndaj miqve të bashkëshortes. Kjo shpjegon faktin pse raportet midis grave dhe miqve karakterizohen nga afërsia emocionale dhe mbështetja, ndërsa miqësia e burrave më shpesh varet nga aktivitetet e përbashkëta.

#7 Ndjenja të tepruara

Çiftet që nisin një lidhje me ndjenja të forta romantike kanë më shumë gjasa të ndahen sepse e kanë shumë të vështirë të ruajnë intensitetin e ndjenjave njësoj gjatë gjithë viteve.

#8 Varfëria dhe papunësia

Është shumë e qartë se të jetosh në kushte të vështira nuk është e lehtë. Marrëdhëniet në këto familje kërcënohen më shpesh sesa në familjet e qëndrueshme financiarisht. Realiteti tregon se shumica e burrave të ndarë janë me të ardhura të ulëta.

#9 Krevat i vogël

Bashkëshortët duhet të flenë veçmas ose në një shtrat shumë të gjerë për të mirën e shëndetit të tyre mendor dhe fizik. Shkencëtarët që studiojnë problemet e gjumit kanë zbuluar se 30-40% e çifteve flenë në krevate të ndryshme. Prandaj, nëse doni ta mbani marrëdhënien tuaj të fortë, sigurohuni që të flini mirë.