Tashmë duket se raporti mes Edi Ramës dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka gjetur balancat e veta.
Ata u panë të ulur krah njëri-tjetrit, teksa nuk kanë munguar as fotot. Pikërisht këtë mëngjes, një ditë pas konferencës së zhvilluar në Shkup, Kurti ka publikuar në facebook, foto me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Tivarin.
Ai shkruan se shqiptarët duhet të jenë krah njëri tjetrit dhe se e kemi të qartë orientimin euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave të ndryshme.
“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”- shkruan Kurti.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo