Pas reshjeve të dendura të dëborës në Veri dhe Juglindje të vendit, temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë pushtuar vendin në 24 orët e fundit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njofton se mot i acartë na pret në ditët në vazhdim, ku ditën e nesërme, e mërkurë temperaturat do të ulen deri në -12°C në zonat malore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kushte të qëndrueshme atmosferike, por tempëraturat do të arrijnë në vlerën minimale -12 deri 4°C në zonat malore, në zona e ulëta -7 deri 17°C dhe në bregdet maksimalja do arrijë deri në 16°C.
SHMU bvën apel për kujdes nga ana e shoferëve në akset rrugore të relieveve malore pasi priten ngrica të forta, ndërsa në zonat luginore mund të ketë probleme më shikimin e reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo