ShowBizzz

“Jam lidhur një herë e vogël, por…”- Roza Lati zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj ideal

Mëngjesin e sotëm Roza Lati teksa po bisedonte me Julian Dedën ka zbuluar kriteret që duhet të plotësojë partenri i saj ideal.

Banorja tha që i dashuri i saj nuk duhet të jetë një personazh i famshëm dhe mos të ketë lidhje me punën e saj.

Ndërsa shtoi se gjithashtu ai duhet që të jetë sa më serioz.

“Unë mendoj që shtëpia dyhet të ketë një star dhe jo dy. Unë nuk kam shije që të lidhem me persona publikë. Jam lidhur një herë e vogël edhe e kam lënë me aq. Star person publik në rastin tim le të jem unë, s’ka pse të jetë edhe burri që të bëhemi dy stara në shtëpi. Partneri im duhet të jetë seriozi me punën jashtë punës time, kështu me pëlqen mua.”– tha Roza.