Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur një hetim të thelluar për tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, për ndërmarrjet Erzeni shpk, Gjirofarma sh.a, ADG shpk, (Lufra) dhe SHAKA Boboshtice shpk.
Kryetari Denar Biba dhe përfaqësues të institucionit ka shkuar sot në Fier dhe është takuar me blegtorët të cilët prej ditësh janë duke zhvilluar disa protesta për uljen e çmimit të qumshëtit.
Blegtorët u kanë shprehur përfaqësuesve të Autoritetit të Konkurrencës shqetësimet në lidhje me çmimin e grumbullimit të qumështit nga kompanitë në fjalë, duke kërkuar që të merren. Sipas blegtorëve, ulja e çmimit është tallje me ta.
Nëpërmjet këtij hetimi por dhe dëgjesave me palët e interesuara dhe të prekura nga kjo situatë, Autoriteti i Konkurrencës do të evidentojë nëse ka apo jo shenja të kufizimit, shtrembërimit apo pengimit të konkurrencës, shkruan newsbomb.al.
Vitin e kaluar çmimi i grumbullimit të qumështit ka shkuar në 160 lekë/litri dhe këtë vit, sipas blegtorëve, kompanitë duan ta mbledhin me 120 lekë/litrin.
Sipas tyre, në kushtet kur shteti nuk jep subvencion për qumështin, ulja e çmimit nga grumbulluesit i çon blegtorët drejt falimentit. Ata e konsiderojnë talljen çmimin që kërkojnë grumbulluesit, duke thënë se kostot janë më të mëdha dhe nuk do të kishin asnjë përfitim nëse e shesin me 120 lekë/litrin.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo