Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe vajza e tyre janë parë ditën e sotme në ambientet e një spitali privat në Tiranë.
Kamerat e paparacëve kanë kapur familjen Meta duke pritur në korridorin e spitalit.
Nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me arsyen dhe personin për të cilin Meta me bashkëshorten dhe vazjën prisnin sot në korridorin e spitalit.
Por burime për ZËRI bëjnë me dije se ndodheshin në spital pasi nëna e ish-presidentit të vendit është në gjendje të rëndë shëndetësore. Priten detaje të tjera në vijim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo