Gjithmonë dëgjojmë se për të patur një bark të sheshtë dhe të bukur duhet të ushtrohemi, të kemi një regjim të mirë ushqimor etj. Por në fakt ekziston edhe një mënyrë tjetër.
Bëhet fjalë për çajin e koprës, është pikërisht ky lëng, që mund t’ju bëj të arrini rezultatet që dëshironi. E pyetur nga Vogue, nutricionistja Cristina Troncoso ka dhënë detaje për këtë temë, duke listuar të mirat që vijnë nga pirja e rregullt e çajit në fjalë.
Sipas nutricionistes, kopra ka aftësinë të çlirojë trupin nga lëngjet e tepërta dhe uji. Gjithashtu ka aftësinë të heqë ndjesinë e lodhjes dhe enjtjes së këmbëve.
Roli si lëng detoksi është gjithashtu i rëndësishëm në heqjen e toksinave përmes urinimit.
Për më tepër, kopra ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe për gratë kontribuon në qetësimin e dhimbjeve para-menstruale, pasi ka aftësi anti-inflamatore që bëjnë qetësimin natyral të trupit.
Veçantia e këtij çaji, është se ju ndihmon edhe në përmirësimin e ankthit dhe stresit.