Lajme

“Po s’e pive këtë, do të të therim”, 12-vjeçari vjedh 65 milionë lekë në shtëpi

Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon se në nëntor 2023, disa nga bashkëmoshatarët e djalit të tij 12-vjeçar, e kanë shantazhuar, kërcënuar dhe droguar të birin duke e detyruar të vjedhë kursimet e familjes, rreth 65 milionë lekë.

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka identifikuar 5 adoleshentët përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe njëri prej tyre, Sandi Gjokasi, pranon përfshirjen e tij dhe të shokëve të tjerë në këtë akt. 4 vijnë nga i njëjti fshat dhe janë bashkëmoshatarë ose pak më të mëdhenj se sa 12-vjeçari, ndërsa njëri prej tyre vjen nga një fshat fqinj.

Babai Artan Sedaras: Mateo ishte, po tjetër?

Dëshmitar Sandi Gjokasi: Mateo, Kopi edhe kaq…

Babai Artan Sedaras: Edhe Romeoja! Tjetër? Atë ditë sikur më the mua edhe për Romeon?

Dëshmitar Sandi Gjokasi: Po bre, të thashë ata të tre, Flori, Mateoja dhe ata… Flori, Mateoja edhe Romeoja dhe Kopi.. tani, unë kaq di…

Babai Artan Sedaras: Edhe ti ishe me ata, apo nuk ishe?

Dëshmitar Sandi Gjokasi: Kam qenë bre shumë herë…

Një nga autorët adoleshentë është nipi i Artanit, kushëriri i 12-vjeçarit dhe ka dyshime se ai kishte dijeni për paratë në kasafortë.

Vetë 12-vjeçari ka treguar me detaje se si shantazhohej, kërcënohej dhe mori kokainë nën presion, më pas u detyrua të paktën 10 herë të vjedhë në kasafortë 65 milionë lekë të vjetra kursime të babait dhe gjyshit të tij.

Gazetari: Si të ndaluan tek ura?

12-vjeçari: Më ndaluan, të pestë më ndaluan në fillim pastaj më kërcënonin me thika, më dhanë kokainë dhe më thanë “po s’e pive këtë do të të vrasim, do të të therim, do të të mbysim, do të të hedhim në lumë”, gjëra kështu dhe pastaj…

Gazetari: Pra në atë kohë që të prisnin tek ura, pra ti shkoje në shtëpi, merrje lekët dhe ata të prisnin poshtë, si ndodhi?

12-vjeçari: Më prisnin atje.

Gazetari: Të prisnin tek ura?

12-vjeçari: Po.

Gazetari: Po çelësin ku e gjete sepse tre çelësa babi tha që i mbante gjyshi?

12-vjeçari: M’i dhanë ata.

Gazetari: T’i dhanë ata çelësat?

12-vjeçari: Po.

Gazetari: Po kushëriri ishte me këta të pestë?

12-vjeçari: Po.

Gazetari: Tek ura të dilnin gjithmonë, te ky vend apo në vende të ndryshme?

12-vjeçari: Te ura.

Gazetari: Po kur u mbaruan lekët që dolën, të kërcënuan, çfarë u the se s’kishte më lekë?

12-vjeçari: U thashë që s’ka më pastaj ikën.

Gazetari: Po djali i xhaxhait çfarë thoshte?

12-vjeçari: Edhe ai më kërcënonte me ata./tvklan.al


A ju ndihmoi ky artikull?PoJo