ShowBizzz

Përjashtimi i Klodian Duros nga Big Brother VIP, reagon Ledion Liço

Dy ditë më parë një zarf i mbërritur në shtëpinë e “Big brother Vip” lajmëroi skualifikimin nga gara të Klodian Duros.

Kjo për shkak të një deklarate të rëndë të tij, ku u shpreh: “Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju?”

Mbrëmjen e sotme në Prime, Liço foli për skualifikimin e futbollistit.

Megjithëse Duro ka bërë një ‘mea culpa’ dhe rasti tashmë është sqaruar, Liço iu rikujtoi banorëve pavarësisht presionit që ka Shtëpia, deklarata të tilla nuk mund të shprehen në asnjë mënyrë, qoftë edhe në kontekst ironie apo shakaje.

Do doja të bëja një sqarim, një sqarim që lidhet me episodin e ditës së diel. Siç e dini, brenda asaj shtëpie nuk është më Klodian Duro. Ai bëri një koment të patolerueshëm ditën e dielë dhe Big Brother pasi e shqyrtoi me vëmendje, vendosi përjashtimin e tij të menjëhershëm nga gara. E di që mund të keni shumë pyetje në lidhje me këtë, por ju them që disa prej jush sikurse është rasti i Meritonit e dinë shumë mirë se çfarë ka thënë Klodi tashmë. Nuk do të doja t’i kthehesha edhe njëherë deklaratës së tij, por do të doja shumë të thosha se Klodi ka bërë edhe një ‘mea culpa’ tashmë dhe është shfajësuar për atë deklaratë të patolerueshme. Ajo është një deklaratë që nuk duhet thënë pavarësisht presionit që ka ajo shtëpi, pavarësisht nëse mund të thuhet në një kontekst ironie apo shakaje. Është diçka që nuk do të doja ta përsërisnim edhe njëherë në atë transmetim. Pavarësisht se ka bërë xhiron e rrjetit. Do doja shumë, por shumë të bënit kujdes me deklaratat tuaja brenda shtëpisë. Ju të gjithë e dini se sa me lupë shiheni nga jashtë”- tha Ledioni.



lokimagazine