BBV

Pa biletë kthimi! Alfio Rrotani përfundon rrugëtimin në Big Brother: Tre banorët më të fortë janë…

Alfio Rrotani është banori i eliminuar i mbrëmjes së sotme. As “Lori Café” nuk mundi ta shpëtonte ish-banorin e Big Brother VIP 3, i cili pas prerjes së paketimit vuri re se nuk kishte një biletë kthimi.

I pyetur se çfarë shkoi keq në rrugëtimin e tij, Alfio u shpreh se krahas kohës së shumtë që kalonte në kuzhinë, në pamundësi të përfshihej në biseda apo debate me banorët e tjerë, e dyta është se i duhej më shumë kohë që të njihej me banorët e tjerë.

Por kë shikon si banorin më të fortë? Alfio përmendi 3 emra: Ilnisa, Juli dhe Romeo. Ndërsa i ngarkuar emocionalisht, Alfio u shpreh se banori që i përcillte më shumë energji negative në Shtëpi ishte Ilnisa.

Alfio: Studio është e bukur. Me kaq jam super i kënaqur dhe i lumtur që e kam përjetuar një emocion kaq të fortë. Duket e lehtë, por realisht është shumë e vështirë. E kam thënë edhe herë tjetër që çdo emocion aty brenda është dhjetëfish në krahasim me jashtë.

Ledioni: Çfarë mendove se të penalizoi? Po e diskutonim pak më parë edhe me Arbrin dhe ndoshta fakti që ishe në kuzhinë… Ose ti je edhe pak tip i tërhequr dhe të duhet pak kohë që të njohësh njerëzit dhe të krijosh lidhjet e tua. Çfarë mendon se të penalizoi?

Alfio: Kuzhina, normalisht që po e po. Ca gjëra nuk i kam parë dhe këtë javë që qëndrova jashtë vura re shumë gjëra më tepër që në një rast tjetër nuk do ti kisha parë. Por që po, më duhet pak më shumë kohë për t’i njohur banorët. Nuk mund t’i njohësh me aq pak ditë. Unë do të doja kohën time që të kuptoja kush realisht ma donte të mirën, kush jo, me qëllim që të krijoheshin ato debatet e para.

Ledioni: Kë shikon si banorin më të fortë?

Alfio: Ilnisa, Juli dhe Romeo janë banorët më të fortë… Nuk e di nëse ka tjetër?!

Ledioni: Kush të ngarkoi më shumë energji negative aty?

Alfio: Ilnisa. Të karikon ato energjitë negative.