ShowBizzz

Nominime të hapura, ja si votuan banorët përballë njëri-tjetrit

Nominimet këtë radhë u bënë në një mënyrë të re, të cilat ishin komplet të hapura. Banorët u ndanë në tre grupe, të cilët shkuan në dhomën e rrëfimit, oborr dhe dhomën e gjumit.

Nominimet në oborr ishin këto:

Olsin: Ilnisën dhe Dean. Për kohën e shkurtër këtu, me ato kam më pak afrimitet.

Bardhi: Roza, arsyeja për shkak të incidentit me Merin dhe s’më pëlqeu si e ekzagjeroi aq shumë. Ilnisa, për çështjen e lideres javën e kaluar.

Juli: Roza, nuk ka linjë tjetër, monotone. Emri i dytë, Gabriele. I bëri mirë nominimi dhe të jetë sërish aktiv.

Egla: Ilnisën dhe Sarën për disa incidente të vogla.

Arta: Sara, mendoj se është intrigante. Ledjona, për shkak se nuk kam kontakt me të.

Ervini: Ilnisa dhe Sara. Merndoj se këto të dyja duhet të jenë të nominuara nga unë.

Gabriele: Juli, ka treguar arrogancën ndaj meje. Sara, që ta haj për darkë.

Meritoni: Juli, sepse do të doja që ta shikoja gjatë nominimit nëse do ndikojë dhe do ndryshojë. Heidi, sepse mendoj se ka ndiku në nominim me sinqeritetin dhe shprehjen e saj.

Nominimet në dhomën e gjumit ishin këto:

Ilnisa: Ledjonën dhe Fationin. Fationin e kam për të ridimensionohet, kurse Ledjonën e kam në sensin se këto zënka shtohen këtë javë dhe rregullohen.

Sara: Egla, sepse pati një debat shumë të panevojshëm me mua. Arta, sepse nuk kam pasur asnjë bisedë.

Ledjona: Ilnisa dhe Roza, sepse nuk kam asnjë komunikim. Nuk shkoj.

Elvisi: Gazin dhe Julin, sepse janë të dy me potencial dhe nuk dalin nga shtëpia.

Heidi: Roza, sepse është hipokrite. Sarën, sepse nuk kam fare komunikim.

Fationi: Gabriele, sepse nuk kam pasur komunikim. Ilnisa, sepse kundrejtë meje ka një lojë shumë të keqe.

Rike: Meri, sepse nuk jam e lidhur shumë me të. Gabriele, sepse nuk kemi ndejtur shumë bashkë.

Vesa: Ilnisa, sepse është e luhatshme. Kam pasur përplasje që në fillim. Edhe Sarën, sepse është nga fryen era dhe flet pas shpine.

Nominimet në dhomën e rrëfimit ishin këto:

Meri: Roza, spese më nxorri në nominim. Rike, sepse nuk më dha biletë kthimi.

Dea: Meritoni, për fjalët që i tha Heidit. Sara, sepse është shumë mashtruese dhe intrigante.

Roza: Ledjonën, sepse ofendon pa arsye. Meri, sepse arsyet dihen.

Albi: Artën dhe Vesën për t’i vënë më shumë në lëvizje.

Gazi: Ledjonën, sepse nuk më pëlqen. Fationi, sepse dua ta shoh në pozicion tjetër.

Romeo: Rozën, dihet arsye. Sarën, sepse nuk më pëlqen si i trajton njerëzit.