
Një makinë me 180 kilogram kanabis është zbuluar nga oficerët e Policisë së Korinthit në rrugën e Kiatos mbrëmjen e djeshme.
Mediat greke bëjnë me dije se gjatë kontrollit të një automjeti në autostradën Korinth-Patra, policët zbuluan një makinë që ishte e mbushur me kanabis. Kanabisi dyshohet se nga Greqia do të trafikohej me destinacion Shqipërinë.
Sipas mediave greke për rastin është arrestuar një person me origjinë shqiptare, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo