Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid, pasi do të marrë pjesë në panairin e madh global “FITUR Madrid”.
Mëngjesin e sotëm Rama ka zhvilluar një takim në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria.
“Madrid – Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”, shkruan Rama në postimin e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo