Lajme

Lëvizje në Shërbimin Informativ Shtetëror,lirohet nga detyra Inspektorja Suela Bedeni

Qeveria ka shkarkuar nga detyra, inspektorin e përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Suela Bedenin. Vendimi është marrë këtë të mërkurë, 24 janar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është emëruar  Blend Çobani si inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe se vendimi hyn në fuqi menjëherë

Vendimi

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT    TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë  28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo