Pritja e ëmbël ka marrë fund dhe këngëtarja e njohur, Greta Koçi, është bërë nënë për herë të parë. Vetë Greta ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur që në jetë ka ardhur vogëlushi i saj.
“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, shkruan Greta.
Të gjithë që jeni fansa të Gretës dhe ndjekës të rregullt të profilit të saj në Instagram, përgjatë këtyre 9 muajve keni qënë mirë të informuar lidhur me gjithë rrugëtimin e saj të shtatzanisë. Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka postuar foto, video, mirëpo ajo çfarë na ka kursyer është portreti i partnerit të saj.
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo